Aksident i rëndë në hyrje të Pogradecit, mjeti përplas…

0
105

Një aksident ka ndodhur ditën e sotmë në hyrjë të qytetit të Pogradecit. Mësohet se mjeti tip “Mercedes-Benz”, ka përplasur shtetasin B.Xh, banues në fshatin Vërdovë, i cili lëvizte në rrugë me biçikletë.

Drejtuesi i mjetit R.A, 35 vjeç, banues në Tiranë  ndodhet i shoqëruar në Komisariat.

Njoftimi i policisë:

Më datë 15.12.2019, në hyrje të qytetit të Pogradecit, shtetasi R.A, 35 vjeç, banues në Laprakë-Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Mercedes-Benz”, ka përplasur shtetasin B.Xh, banues në fshatin Vërdovë, i cili lëvizte në rrugë me biçikletë.

Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në Komisariat, ndërsa shtetasi B.Xh, u dërgua në Spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here