Vjosa Osmani mesazh Veliut: Të harrojë që mund të marrë sqarime!! Raportin e kam me votuesit…

0
133

Nënkryetarja e Lëvizjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, i është kundërpërgjigjur bashkëpartiakut të saj, Agim Veliut, i cili i ka kërkuar sqarime, lidhur me takimin e rastësishëm me Albin Kurtin në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Osmani shprehet se një deklaratë e tillë është dashakeqe, e cila sipas saj është bazuar në gjëra të pavërteta.

“Deklaratë qëllimkeqe e tendencioze e bazuar në të pavërteta. E vërteta është  ajo që e kam thënë unë e bazuar edhe në vide e dëshmi. Komplikuesit e vërtetë tashmë dihen”, ka thënë Osmani për Express.

Më tej Vjosa Osmani ka shtuar se Agim Veliu duhet të harrojë që mund të marrë sqarime, pasi siç thotë Osmani, raporti i saj është me votuesit.

Për më tepër z.Veliu le të harrojë që atij i jap sqarime. Raporti im është me votuesit, të cilët presin nga ne të jetësojmë vullnetin qytetar të 6 tetorit për ndryshim”, ka shtuar Osmani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here