Standard.al

“Ushqehemi me lugë bosh” Manjani për të prekurit nga tërmeti: Veç hallit që i ka zënë mbajnë në kurriz dhe talljen e shtetit

0

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar me një status në Facebook ku shprehet i shqetësuar për gjithë familjet dhe banorët e prekur nga tërmeti, të cilët janë ende të pastrehuar dhe me këto ritme duket se edhe këtë dimër të gjatë do ta kalojnë në vuajtje.

Postimi i plotë:

Ushqehemi me lugë bosh.
=========
Kush ka mbetur pa shtëpi e pa ushqim nga tërmeti, të mos mërzitet fare. Opozita dhe media, gjithashtu të mos shqetësohen fare!

Ja, nga fundi i janarit do mblidhen donatorët. Pastaj Kryeministri mbushet me energji.

Në ardhtë ndonjë para (që kurrë nuk do jenë aq sa kemi nevojë), jalla nga maji-qershori mund të vijë. Sa të kalojë nëpër borde e vendime e projekte e më the e të thashë, iku dimri….

Ja ku dolëm më të fortë nga tërmeti!!!

Mbase bëhet ndonjë gjë që dimrin tjetër të zgjidhet ndonjë gjë… Ky dimër iku!

Pfffffffff.
Mjer ata që kanë hall, se përceç hallit që i ka zënë mbajnë në kurriz dhe talljen e shtetit!

😔😔😔😔

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.