‘Tragjedia e 26 nëntorit’/ Arrestohen 9 persona, mes tyre kushëriri i Taulant Ballës. Ja çfarë shkruante Berisha për të 2 vite më pare…

0
111

Prokuroria e Durrësit ka lëshuar sot 18 urdhër-arreste për tragjedinë e 26 nëntorit.

9 persona janë arrestuar dhe 9 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Veç zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të ALUIZNI-t janë arrestuar dhe dy funksionarë të ministrisë së Brendshme, Ahmet Doda dhe Kujtim Hasa.

Ahmet Doda është drejtor i Shtëpisë së Pushimit në Durrës, ndërsa Hasa është nëndrejtor. Lidhur me Ahmet Dodën, ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim në Facebook, një vit më parë ku shprehej se është kushëri i parë i Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Taulant Balla.

Sipas Prokurorisë, Ahmet Doda është arrestuar në cilësinë e drejtorit të shtëpisë së pushimit dhe akuzohet për “Shpërdorim detyre”. Ndërkohë që vartësi i tij në të njëjtin institucion, Kujtim Hasa akuzohet për veprën penale të “vrasjes me dashje”.

Ndalimi i tyre është bërë pasi godina e Kavalishencës ishte shpallur e pabanueshme që prej tërmetit të parë të 21 shtatorit, ndërkohë që në tërmetin e 26 nëntorit godina shtetërore kishte njerëz brenda, duke shkelur në këtë mënyrë ligjin.

 

Statusi i Berishës në Mars të vitit 2018, për lidhjet familjare të Ahmet Dodës me Taulant Ballën:

Instituti i vuajtjes se denimit te te miturve ne Kavaje, treg droge per klanin Balla! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! Sb:  “Mirmbrema Doktorr. Po ju bej me dije se ne Institutin e te miturve Kavaje ku drejtor u emerua me te ashtuquajturin konkurs nje militant i rilindjes Njazi Deliu, dhe shef policie prane institucionit eshte emeruar Ahmet Doda djali i tezes se Deputetit Socialist Tauland Balla ku te dy keta eprore shihen ne shoqerine e Gentjan Dajes dhe Elvis Rroshit. Qe nga momenti qe institucioni drejtohet nga keta persona sidomos shefi i policise qe eshte emeruar ne 2014. Eshte sekseri i mbushjes se institucionit me lende narkotike. Po ju jap dy raste konkrete ku per kete eshte mbajtur dhe procesverbal i brendshem nga policet e sherbimit. Te cilet per fatin e tyre te keq u degedisen sepse i prishen biznesin fitimprures shefit. Rastet ne fjale jan konkretisht ne tetor 2016 dhe tetor 2017 te cilat nuk jan raportuar ne drejtorine e pergjithshme. Keta persona vazhdojne te shantazhojne dhe te ushtrojne presion me vendin e punes punojesve qe nuk heshtin karshi ketyre fakteve te turpshme”.

Akuza e Prokurorisë

Kujtim Hasa, 53 vjeç, në cilësinë e shefit të shërbimeve të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, i dyshuar si autor i vepres penale “Vrasja me dashje”.

Ahmet Doda, 52 vjeç, në cilësinë e drejtorit të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here