“Sulmi ndaj medias përkthehet në sulm ndaj demokracisë”/ Hitaj: Shpresoj që qeveria të tërhiqet!

0
101

Gazetari Arbër Hitaj tha se ligji anti-shpifje që qeveria po përgatitet të çojë në parlament është sulm ndaj medias dhe ndaj demokracisë.

Jemi në një situatë ku kemi solidaritet të jashtëzakonshëm. Të gjithë po e ndjejnë rrezikun. Gazetarët më të njohur të vendit janë shprehur kundër ligjit. Ka disa media që i kanë kushtuar emisione të përditshme. Të gjithë po e ndjejnë rrezikun. Shpresoj që ligji të tërhiqet. Tani po flasim është bërë lajm në të gjitha mediat ndërkombëtare. Imagjinoni të ketë protesta, të ketë grevë të gazetarëve. Do të ketë imazh shumë të keq vendi. Do shkojmë në Samitin e Zagrebit, si mund të ndikojë kjo në imazhin e vendit? Sulmi ndaj medias përkthehet në sulm ndaj demokracisë”, u shpreh Hitaj./ Syri TV

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here