Rikthehen frikshëm krimet e bandave, avokatët: Shqipëria ka ligje të ashpra por që nuk zbatohen

0
115

Dy atentate mafioze janë regjistruar brenda 12 orëve në Shqipëri. Mëngjesin e të shtunës Lushnja me lajmin e një vrasje në lokal. Enver Boriçi ish-anëtar i bandës së Lushnjes u gjet i ekzekutuar me plumb në kokë brenda lokalit të tij.

52-vjeçari, është viktima e fundit e një zinxhiri atentatesh mafioze që kanë ndodhur në Lushnjë kohët e fundit, ku më herët u qëllua për vdekje po në lokal Besnik Hida.

Ky i fundit ishte daja i Zamir Latifit, i cili ishte shok i ngushtë i nipit të Aldo Bares që u vra në mënyrë mafioze dy vite më parë.

Një nga pistat e hetimit është ajo e hakmarrjes së vjetër. Mbrëmjen e të premtes në një tjetër atentat mafioz u vra Andi Zylyfi, 23 vjeç dhe u plagos rëndë Ardit Uruçi 21 vjeç.

Autorët ende të paidentifikuar kanë qëlluar nga një automjet në lëvizje, duke lënë të vdekur Zylyfin dhe të plagosur rëndë të riun tjetër.

Sipas dyshimeve të para po hetohet pista e larjes së hesapeve në shtetin fqinj Itali duke e lidhur më ngjarje e 29 nëntorit të 2018-ës, pasi viktima ishte kushëriri i parë i Endrit Alibeajt, një nga viktimat e atentatit, ku humbën jetën 3 persona.

Në parandalimin e ngjarjeve kriminale ka rol dhe drejtësia, ku sipas avokatit Ylli Kamberi gjyqtarët duhet të tregohen profesionistë dhe të kategorizojnë veprat penale të kryera nga individët apo grupet kriminale.

Kamberi: Një gjyqtar duhet të bëjë dallimin mes personit që e kryen veprën si individ dhe personit rezidivist, personit që e kryen veprën në bashkëpunim, në strukturë kriminale dhe personit që merr pjesë në krimin e organizuar. Të gjitha këto dënohen në bazë të kodit penal shqiptar por fatkeqësisht nuk aplikohet pjesa pas dënimit, që do të thotë rehabilitimi. Gjykatat nuk duhet të vendosen nën presion nga shoqëria. Gjyqtarët duhet të jenë persona të ndershëm në ditën që zgjidhen.

Sipas Kamberit, Shqipëria ka ligje të ashpra por që nuk zbatohen. Ai thotë se Struktura e Posaçme Antikorrupsion do të sjellë efekte në betejën me krimin.

Kamberi: Dënimet për grupet e strukturuara kriminale në kodin penal janë shumë të ashpra, tashmë gjykohen normalisht nga SPAK-u. Nuk mendoj se ka nevojë për ashpërsim të kodit penal, ne kemi nevojë për politika penale.

Në 2018 në vend u regjistruan 51 vrasje. Situata këtë vit paraqitet më e rëndë, ku ndërsa na ndajnë pak ditë nga fundviti, janë regjistruar 60 të vrarë.

Shumë prej vrasjeve janë regjistruar si atentate mafioze, mes tyre dhe ndaj njerëzve të drejtësisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here