Standard.al

“Përgjegjësit duhet të kapen nga themeli”/ Shoqëria civile tubim të heshtur para Prokurorisë së Përgjithshme

0

Shoqëria Civile organizoi një protestë të heshtur para godinës së Prokurorisë së Përgjithshme për viktimat e tërmetit.

Përmes qirinjve ata shkruan në asfalt “Duam drejtësi”, ndërsa të njëjtin mesazh e përçcun nëpërmjet pankartave në duar.

Një nga aktivistët, Pano Soko i bëri thirrje kryeprokurorit Olsian Çela që t’iu shkojë deri në fund hetimeve të nisura sot dhe t’i japë fund pandëshkueshmërisë. Sipas tij, përgjegjësit e vërtetë vijnë nga radhët e politikës.

“Prokurori i ri t’i dalë në themel problemit. Të mos e shikojë problemin tek tullat, por tek guri i themelit. Guri i themelit të kësaj katrahure është tek politika dhe ne shpresojmë shumë që prokuror i përgjithsjëm të shkojë tek guri i themelit.

Përgjegjësit kanë emra. Janë njerëz që kanë mbajtur pushtet politik. Kultura e pandëshkueshmërisë duhet të marrë fund këtu në Shqipëri. Nëse nuk merr fund, atëherë ne nuk kemi mësuar asgjë. Përgjegjësit duhet të kapen nga koka, duhet të shkojnë tek kryetari i Bashkisë së Durrësit, tek përgjegjësi i Bashkisë së Klavajës, etj.

Nuk vret tërmeti, por vret njeriu kur neglzishon punën e vet, kur është makut dhe kërkon sa më shumë përfitime. Nxisim kryeprokuroin që punën që nisi sot të mos e lërë këtu, por ta nxjerrë në krye. Sepse kjo do të jetë edhe një shpresë për ne që kjo politikë ku asnjë nuk dënohet të marrë fund.

Ishte një organizim i vogël, kërkonim që të ishim sa më direktë. Nëse gjërat nuk ndryshojnë, organizime të tjera do të vijnë”, tha Pano Soko.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.