Standard.al

PD Durrës: Dako jashtë juridiksionit të prokurorisë, se është nën juridiksionin e Ramës

0

Dega e Partisë Demokratike Durrës ka reaguar pas arrestimeve lidhur me tërmetin e 26 nëntorit.

Përmes një deklarate për mediat, kryetari Ferdinant Xhaferaj bën fajtor për masakrën urbane në qytetin  bregdetar ish-kryebashkiakun socialist, Vangjush Dako.

“Për më shumë se një dekadë në krye të piramidës së ndërtimeve dhe masakrës urbane në Durrës ka qenë kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Prokuroria ka investiguar për më shumë se dy javë dhe puna e saj, sa intensive aq edhe profesionale, ka rezultuar në ndalimin e cironkave të përgjegjësisë për dramën që po kalon qyteti.

Dako dhe shpura e tij nuk mund të hetohen nga prokuroria sepse Dako është pranë Ramës dhe me Ramën, që nga Durrësi deri në Stamboll. Piramida e krijuar nga Dako firmoste për ndërtimet, shiste beton për ndërtimet, supervizonte ndërtimet, firmoste dhe vuloste për të dhënë financimet. Por Dako është jashtë juridiksionit të prokurorisë, për faktin e thjeshte se është nën juridiksionin e Ramës”, deklaroi Ferdinant Xhaferraj.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.