Standard.al

“Në Itali të ndihmon shumë shteti”, Linda Rei tregon sa ka shpenzuar për të ndërruar gjininë

0

Linda Rei është bërë e njohur në publik si personazhi që ka pranuar pa asnjë problem ndryshimin e gjinisë nga djalë në femër.

Për të folur rreth këtij operacioni, që e ka kryer në Itali, Linda ishte e ftuar në “RTV OraNews”. Ajo u shpreh se nuk ka shpenzuar shumë për operacionin sepse e ka ndihmuar edhe shteti italian.

“Kam harxhuar shumë pak, në Itali të ndihmon shumë shteti. Kam marrë lekë edhe nga shteti. Ndoshta këtu mund të duket si diçka shumë e çuditshme, por si në Itali si nëpër botë nuk është ndonjë gjë e madhe të lindësh çun dhe një mëngjes çohesh dhe thua e di se çfarë do bëj unë sot, do bëj cicat, do bëj make up, jo.

Është diçka që ti lind dhe shkenca dhe mjekësia ka arritur të kuptojë që është një gjendje lindore prandaj kudo nëpër botë është shumë normale. Të ndihmon shteti që t’i të arrish qëllimin që do, si një femër që do të bëhet mashkull dhe një mashkull që di të bëhet një femër”, deklaroi Linda Rei.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.