Standard.al

Mima kritika të forta qeverisë për pos-tërmetin/ Paralajmërim: Shqipëria ka mbi kokë shumë rreziqe

0

Ish-deputeti, Florion Mima, i ftuar në RTV Ora ka hedhur akuza të forta për qeverinë dhe papërgjegjshmërinë  në menaxhimin e situatës pos-tërmet.

Mima: Nëse flasim për një faturë komplekse për pos-tërmetin por dhe fushat e tjera ku duhet të ndërrojmë qëndrim karshi natyrës dhe territorit, fatura do të jetë jashtëzakonisht e veshtire për tu llogaritur. 

Por vendosja e disa shinave mund të shërbejë për të përmirësuar dhe përgjigjen që territori dhe natyra i japin njeriut. Kemi shumë probleme me rreziqet që i qëndrojnë mbi kokë Shqipërisë, si përmbytjet, rrëshqitjet e dherave, siguria e digave. 

Sa më mirë të sillemi aq më e sigurt do bëhet jeta jonë. Sjellja e kësaj qeverie është totalisht e papërgjegjshme për menaxhimin e kësaj ngjarje që ndodhi shumë fatkeqe, sidomos për Durrësin, Thumanën, Bubqin, Fushë Krujën. 

Shoh një protagonizëm të paimagjinueshëm të kryeministrit, në vend që të përvishte mangët dhe të vinte punë të gjithë Shqipërinë për të ndihmuar këtë copëz që sot është në anormalitet. Nuk po ndodh.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.