Kur fati ‘troket’ në derë/ Mblidhnin hekura, gjejnë shumën marramendëse në kasafortën e vjetër

0
147

Punonjës të një kompanie në Angli, që merret me mbledhjen e hekurave, duket se kanë pasur vërtetë shumë fat. Teksa si çdo ditë po kryenin punën e tyre, ata kanë gjetur një kasafortë të vjetër. Pasi e kanë hapur, në brendësi të saj ata kanë gjetur rreth 20 mijë paund.

Kasaforta u gjend në afërsi të Ipsëich të Anglisë. Pasi i morën paratë, punonjësit vendosën t’i dorëzojnë ato në polici. Shuma e konsiderueshme qëndron në ambientet e policisë që prej muajit prill, por deri tani askush nuk është interesuar dhe t’i kërkojë.

Për këtë arsye, punonjësit e policisë kanë vendosur që t’i dhurojnë ato për bamirësi. David Dodds, drejtori i punonjësve që i gjetën, tha se do të bëhen dy bamirësi me këto para.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here