Kërkohet shpjegim!! Shoqata e policëve kërkes për vdekjen kryekomisarit…

0
81

Shoqata e punonjesve të Policisë në lirim- 2013, përmes një komunikimi ka deklaruar se në tërmetin e 26 nëntorit 2019 ndër viktimat ishte edhe Kryekomisar Bajram Hajdarmataj, i cili ndodhej në krye të detyrës në Kavaleshencë në Durrës.
Sipas shoqatës së policëve Tre javë nga ngjarja e rëndë dhe ende nuk ka një reagim apo veprim nga ana e Ministrisë së Brendshme.

Ne si SH.P.P.L-2013 kërkojmë informacion në lidhje me çështjet si më poshtë:

1. A u verifikua siguria e Kavalishencës nga Ministria e Brendshme pas tërmetit të 21 Shtatorit? Nëse po, të na vihet në dispozicion dokumenti zyrtar që e provon këtë.

2. Kush janë ekspertët që u angazhuan dhe çfarë vlerësimi bënë ata?

3. A u lajmëruan për konstatimet Ministri i Brendshëm dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit për gjetjet e ekspertimit?

4. Nëse godina ishte vlerësuar si e rrezikshme, çfarë masash u morën nga drejtuesit dhe Ministria e Brendshme për të penguar aktivitetet, në mënyrë që të parandalohej pasoja me viktim punonjësin e policisë Bajram Hajdarmataj?

5. Kush dha urdhër që dhe pas konstatimeve që godina kishte dëmtime serioze të vazhdonin aktivitetet e punonjësve të Policisë së Shtetit?

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë detyrimin të reagojnë menjëherë me përgjigje serioze dhe profesionale për të gjitha pyetjet e shtruara më sipër.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here