Ish-presidenti dënohet 2 vjet burg për korrupsion, krimet e tjera për të cilat akuzohet…

0
104

Një gjykatë në Sudan ka dënuar të shtunën ish-presidentin Omar al-Bashir me 2 vjet burg për korrupsion.

Ai ishte rrëzuar më herët nga pushteti, pas protestave masive të organizuara ndaj tij. Gjykatësi i rastit deklaroi se ish-kreu i shtetit 75 vjeç do të dërgohet në një burg të veçantë dhe jo në një qeli të sigurisë të zakonshme, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Gjykata  gjithashtu dha urdhër për konfiskimin e miliona eurove që autoritetet i kishin gjetur më herët në banesën e ish-liderit kur ishte rrëzuar nga pushteti. Bashir është gjithashtu person i kërkuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, e cila në vitet 2009 dhe 2010 kishte lëshuar fletarrestim kundër tij nën akuzat për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Drejtësia i ka hapur atij edhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me vrasje të protestues, por edhe me nxitje dhune.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here