I maskuar dhe me kallashnikov në dorë, del video nga momenti i ekzekutimit…

0
112

Fax News siguron videon nga momenti i ekzekutimit të Artur Breshës, 47 vjeç rreth një javë më parë në një pikë inertesh në By pass-in e Tepelenës ku ky i fundit po punonte si roje.

Në këtë video ekskluzive shihet autori i maskuar me kallashnikov në dorë i cili lëviz qetësisht dhe mjaft gjakftohtë i afrohet kamionçinës dhe më pas në kërkim të viktimës së tij.

Mësohet se pasi vrasësi ka ekzekutuar Artur Breshën ka marrë mjetin e viktimës dhe është nisur drejt banesës të të vëllit, Artan Bresha duke e qëlluar me disa plumba, pranë banesës së tij, por pa i marrë dot jetën.

Ende nuk është e qartë se sa persona morën pjesë në këtë ekzekutim dhe motivet, por nga video ekskluzive e Fax News shihet vetëm një person i armatosur dhe i maskuar.

Mësohet se viktima Artur Bresha kishte punuar shumicën e jetës si emigrant në Greqi, ndërsa pasi ishte kthyer kishte filluar punë si roje.

Ndërsa i vëllai, 43-vjeçari Artan Bresha nuk është një emër krejt i panjohur për Policinë e Shtetit. Mësohet se para tetë viteve, në vitin 2011, kohë kur Arturi që mbrëmjen e sotme mori vetëm një plumb në këmbë ishte 35-vjeç, është arrestuar teksa ndodhej brenda një furgoni me një ton lëndë narkotike të llojit hashash.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here