I bënë thirrje për ta kontrolluar, shqiptari bën për spital karabinierët

0
99

Një 37 vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi sulmoi karabanierët gjatë një kontrolli normal në banesën e tij.

Gjatë kontrollit rutinë karabinierët gjetën në banesë doza kokaine dhe një peshore e precisionit të lartë si edhe sheqer diabetik për të prerë kokainën.

Ngjarja ka ndodhur ditën e enjtë në Trezzo, ku shqiptari u arrestua për kundërshtim të zyrtarit publik si edhe lëndime të rënda.

Zyrtarët e policisë e kishin pikasur shqiptarin duke vendosur ti ushtronin kontroll.

Por në vend që 37 vjeçari të demonstronte dokumentat ai ka sulmuar dy karabinierët, për tu bllokuar më pas nga një patrullë që u erdhi në ndihmë kolegëve.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here