Me një urrejtje për punën, njerëzit e punës dhe bezdi për zyrën e njerëzit seriozë…
Shfaqet nga mëngjesi deri në darkë në televizion e media….
Me brekushe alla turka…me qillota alla duçe….me mjekër alla sadam…me atlete kineze…
I kërrusur e i mufatur, me njollat e shurrës në pantallona…
Duke pozuar në aulën e injorantëve që dëgjojnë gojëmbyllur e miratojnë verbërisht
Duke kruar kokën e fërkuar mjekrën…dhe bërë xhestikulacione trupore,
Duke lëshuar batuta dhe i hedhur thumba cinizmi hallexhinjve të varfër….
Duke i tundur qytetarëve të pastrehë gishtin e mesit…
Duke u jargavitur gjithë ditës pa ditur se ç’thotë …
Duke prrallisur pafund me xhestikulacione trupore…
Për të mashtruar qytetarët e varfër e vunerabël që kanë humbur të afërmit e shtëpitë…
***
Llomotit pa fund, me orë të zgjatura duke detyruar kamerat të transmetojnë live që pa gdhirë…
Llomotit për gjithçka pa vlerë përveç halleve e problemeve të qytetarëve…
Llomotit e debaton me qentë te Kasharit e tallet me burrat e gratë e Laçit…
Llomotit për ngjarjet në Vietnam, për ndërzimin e derrave…për seksin e engjëjve…
Llomotit për librin e zhgarravinave, për zhgarravinat në muret e zyrës…
Llomotit për pocet e qeramikës…për buxhetin, për tërmetin, për naftën.. edhe për kastravecët në sera…
Llomotit për plasaritjet, për suvatimet, për kollonatë, për viletat, për piletat…
Llomotit për pulat e detit, edhe për gjelin e plakës të cilën e këshillon të flejë e qetë në kasollen e rrënuar…
Llomotit gjatë të gjithë kohës për gjithçka… pa thënë asgjë…si gjithollog i merituar halldup
***
I pafe, pa ideologji, edepsëz pa din e pa iman…
Me Papën hiqet katolik…
Me Peshkopin e vendit përbetohet ortodoks…
Me hebrenjtë judaist…
Me islamistët antisemit…
Me sulltanin islamist i thekur me kuran në dorë…
Me pensionistët komunist e ateisti përkryer…
Me studentët antikomunist…
Me përfaqësuesit e ish-nomeklaturës marksist-leninist…
Me gratë feminist…
Me 99-shat lëgëbëtist…
***
Jashtë vendit, lider global…
Me homologët tregimtar i barcaletave bajate
Prezent në ceremonitë martesore të vipave apo fëmijëve të tyre…
I gatshëm për të lëshuar rrufe ndaj presidentit amerikan…
Kokë më kokë me Aleksin e vogël për hallet e rajonit…
Vëllam me Sandrin e gjatë për më shumë pushtet personal…
***
Njëlloj si në moshën e fëmijërisë kur rrëmbente topin e lojës…
Apo ulërinte kur i kafshoshin fëmijët e rreckosur bukën me gjalp e sheqer…
Edhe tani pasi ka rrëmbyer gjithçka ndjehet i pangopur…
I vrerosur… i hidhëruar…i helmuar, ndonëse ka rrëmbyet të gjitha lodrën e pushtetit…
Kryetar i partisë, qeverisë, parlamentit….
Kryeprokuror, kryegjykatës, kryemanjat i medias…
Kryeoligark, miliarder, kryekriminel, kryetrafikant….
Kryehajdut, kryeinxhinjer, kryevlerësues, kryemurator….
Pervers, sharlatan, tinzar, hileqar…
***
Gjithollog halldup që sorrollatet si klloun havdall…
I vetëkënaqur nga rimashtrimi i hallexhinjve…
Por shumica e tyre e neverit kurse pakica tenton të përfitojë…
Gjejeni kush është????