Foto-lajm/ Pas vullkanit, Ishulli i Bardhë duket si nga një planet tjetër

0
157

Me veshje speciale dhe maska kundërgaz si të ishin duke shkuar në Çernobil pas shpërthimit të centralit bërthamor, ekipi me specialistët e Forcës së Mbrojtjes së Zelandës së Re, zbarkoi për herë të parë në ishullin “e ferrit”, ku vullkani u aktivizua papritur duke i marrë jetën disa personave.

Deri tani janë rikuperuar trupat e 6 personave, të gjithë australianë, ndërsa po kërkohet ende për të tjerë, mes tyre 2 guida neozelandeze, të cilët besohet se janë ende në ishull.

LEXO EDHE  Boris Johnson, fituesi kontrovers i Britanisë së Madhe

Operacioni i shpëtimit nisi herët në mëngjes pasi një prej trupave të pajetë u pikas në oqean. Në kohën e shpërthimit të vullkanit, në Ishullin e Bardhë besohet se ishin 47 persona, ndërsa numri i viktimave mendohet të jetë 15, 11 prej të cilëve australianë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here