Eva Alikaj për skenat erotike: Banale, kur ke vetëm puthje e ngjeshje pa asnjë mesazh…

0
208

Aktorja e njohur Eva Alikaj, e ftuar mbasditen e djeshme në TV Klan në emisionin e Rudina Magjistarit, është shprehur pa doreza se si i shikon dhe si i gjykon skenat erotike në filmat shqiptarë të para vietev ’90 dhe në ato që shikon sot.

“Nuk ndodhte asgjë, – i tha Magjistari, –  po publiku vihej në një siklet vetëm kur çifti shihej në sy … mbi të gjitha nuk ndodhte asgjë. Le të flasim pak për puthjen ishte e ndaluar?

Eva Alikaj: Po, e kam puthur Ndriçim Xhepën tek  tek filmi ‘Përdhunuesi’’…Puthja kur duhet patjetër që komplet roli e kërkon dhe këtë moment është shumë e pranueshme por puthu dhe thuaj një fjalë të ndyrë gjithçka është kot.  Se ndjej idiotësira kur aktorët thuajnë fjalë të ndyra dhe thonë kjo është jeta. Ata kur i thonë në skenë sikur shkrihen aty është artificialisht dhe kënaqen me budallallëqe një pjesë e aktorëve kuptohet.

Çdo gjë do esencën dhe matësen sepse është art, ti duhet të gjesh një mënyrë që ti bësh të tjerët të besojnë se kjo është mënyra më ideale për të shprehur jetën’ shtoi më tej aktorja

Magjistari: Në ato filma të realizmit socialist, e ndjenit që ju mungonte puthja? 

Eva Alikaj: Nëse për shembull tek ‘Romeo dhe Zhuljeta ‘ unë isha me Ndriçim Xhepën aty ishte një shtyllë ku nuk u puthem, sepse nuk doja unë. Por aty mungonte puthja, duhej të ishte se te “Romeo dhe Zhuljeta duhej , por nëse ti interpretimin e ke shumë mirë dhe si tani në kohën e sotme ke vetëm puthje ngjeshje bëhet banale nuk ke asnjë mesazh që të inspiron…. më mirë ashtu se sa kështu si sot, për mua”

Aktorja ndër të tjera ka treguar dhe se çfarë marrëdhëniesh ruan me aktorin Ndriçim Xhepa pasi janë përfolur dikur për një lidhje dashurie.

“Jemi miq dhe kolegë të mirë. Ka qenë dhe është, një aktor shumë i mirë”.

Image

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here