E rëndë! Trupi në qese plastike dhe koka diku tjetër…/ Shkrimtarja e famshme gjendet e varrosur në pyll

0
65

Një shkrimtare e famshme britanike është gjetur e varrosur në një pyll afër shtëpisë së saj. Pasi ishte shpallur e zhdukur, trupi i pajetë i Lindsay de Feliz u gjet i varrosur në pyllin afër shtëpisë në Moncion. Nga raportimet e deritanishme thuhet se 60-vjeçarja ishte mbytur.

Trupi i gruas u gjet i varrosur shumë cekët në tokë, në një zonë të pyllëzuar, të mbështjellë me qese plastike të zezë dhe një fletë të verdhë. Ndërsa koka e saj ishte në një qese tjetër të zezë me një ngjitës rreth qafës. Qeset e zeza u gjeten edhe në shtëpinë e gruas.

Nën hetim për këtë vrasje janë disa njerëz, duke përfshirë edhe bashkëshortin e saj 50-vjeçar, Danilon. Gjithashtu nën hetim është edhe djali i burrit, Dani Alberto Feliz Martinez, të cilët janë arrestuar.

Gjithashtu bëhet e ditur se zbulimi i Feliz u bë pas një kontrolli masiv ku morën pjesë miq të shkrimtares, policë dhe punonjës të mbrojtjes civile. Lindsay u pa për herë të fundit pasditen e së martës duke zbritur nga një autobus përballë shtëpisë.

Nga ana tjetër kujtojmë se 60-vjeçarja ka shkruar dy libra dhe një prej tyre ‘What About Your Saucepans’ ishte një nga më të shiturit në Amazonë.

standard.al

https://www.independent.co.uk/news/world/americas/lindsay-de-feliz-missing-caribbean-british-author-grave-strangled-dominican-republic-a9245526.html

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here