E rëndë në Greqi/ Shqiptari tenton të vrasë gruan, i vë flakën dhe e djeg të gjallë…

0
95

Një burrë shqiptar ka tentuar të djegë gruan e tij në Kalamata të Greqisë. Mediat greke shkruajnë se 45-vjeçari e ka lyer gruan e tij me benzinë, shqiptare gjithashtu, dhe e ka djegur të gjallë.

Kanë qenë fqinjët ata që kanë vënë re flakët në banesë dhe kanë lajmëruar autoritetet përkatëse, përfshirë edhe zjarrfikësen. Gruaja, aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa shqiptari ka përfunduar i plagosur lehtë, për shkak të flakëve.

Çifti shqiptar, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, jetonin prej vitesh në Kalamata të Greqisë. Ata janë edhe prindër të dy fëmijëve, 14 dhe 18 vjeç, të cilët fatmirësisht nuk ndodheshin në banesë për të parë skenën e frikshme.

standard.al

https://www.athensvoice.gr/greece/604854_kalamata-i-zilia-ton-esproxe-na-valei-fotia-sti-gynaika-toy

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here