Braimllari akuza të forta Lleshajt: Mbaj përgjegjësi për humbjen e jetës së Kryekomisarit…

0
253

Endrit Braimllari, Sekretari i Përgjithshëm i LSI, e ka akuzuar Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj si përgjegjës të drejtpërdrejtë për humbjen e jetës së komisarit Bajram Hajdarmetaj në godinën e Kavalishencës në Durrës.

Në një shënim në Fb, Braimllari ka zbuluar edhe emërimet nepotike që janë bërë nga Lleshaj, pasi Drejtori i Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme, e cila u shemb, është kushëri i parë i Taulant Ballës.

Braimllari shkruan sot në Fb: “Sandër Lleshi duhet të mbajë përgjegjësi drejtpërdrejt për humbjen e jetës së Kryekomisar Bajram Hajdarmetajt, jo vetëm për mosveprim pas tërmetit të 21 shtatorit, por dhe për emërime nepotike.

Drejtori i Kavalishencës Ahmet Doda, i shoqëruar sot në polici, është djali i dajës së Taulant Ballës.
Emërime të tilla nepotike dhe jo profesionale sollën atë fatkeqësi duke mos marrë asnjë masë pas tërmetit të 21 shtatorit, i cili dëmtoi rëndë godinën e Kavalishencës.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here