Standard.al

Basha me qytetarët në Laç/ Ja çfarë i tha banori i komunitetit rom që u takua me Ramën…

0

Banorët në Laç kanë denoncuar tek Kryetari i Partisë Demokratike diskriminimin e tyre nga qeveria dhe bashkia, duke i lënë ata pa strehim, pa ndihma dhe pa bonus qeraje. Kështu deklaron Partia Demokratike teksa thotë se shumë banorë po ndihmohen nga Kisha e Laçit. “Me çuan në Shëngjin, por atje nuk kishte dhoma dhe më thanë rri në oborr jashtë” u shpreh një zonjë e moshuar, e cila, bashkë me një tjetër, pohon se bamirësja e vetme është Kisha.

Edhe një banor i Shullazit thotë se ndihet i braktisur nga shteti. “Nuk ka organizim fare nga Bashkia, nuk na parë askush”, u shpreh ai, ndërsa një zonjë tjetër në moshë thotë se nuk jeton më në banesë e saj të dëmtuar, por nuk ka marrë akoma një vërtetim me shkrim për sigurinë e banesës.

Në Laç, kreu i opozitës takoi edhe një banor të komunitetit rom, të cilit Edi Rama, i premtoi dy ditë më parë se do t’i jepte zgjidhje problemit të tij me bonusin e qirasë. Ferdinand Rexhepi, i tregoi kreut të PD se problemi i tij vazhdonte të mbetej i pazgjidhur, megjithë premtimin e Ramës. “Deri dje kryeministri tha se do të të paguajmë qiranë, bëra edhe takim me të, por asgjë. Mbase nuk duan t’ia dinë për romët, por të na largojnë, të paktën, na nxirrni jashtë shtetit”- u shpreh banori.

“Ti je shqiptar si gjithë shqiptarët e tjerë dhe shteti ka ndaj teje çdo detyrim që ka ndaj çdo shqiptari tjetër. Ajo që thua se ‘jam rom’, nuk ka të bëjë. Kjo që po të ndodh ty, po i ndodh të gjithëve në Laç. Kam takuar mbi 50 vetë deri tani, asnjëri nuk ka marrë ndihmë nga shteti. Nuk ka lidhje rom apo jo rom. Këtu ka diskriminim ndaj Laçit, në tërësi dhe ka papërgjegjshmëri dhe dështim total. Prandaj kam ardhur. Të shoh gjendjen, të ngre zërin për ju dhe të bëj ç’është e mundur të ndryshojë situata sa më parë”, u shpreh zoti Basha.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.