Standard.al

Zbulime të tjera/ Gazetari i njohur: Në godinën ku humbi jetën efekivi ndodheshin edhe studentë…

0

Gazetari Armand Shkullaku ka zbuluar se në godinën e Kavalishencës në Durrës, ku humbi jetën efekivi i policisë për shkak të tërmetit, ndodheshin edhe studentë. Duke folur në studion e “Opinion”, Shkullaku ka deklaruar se studentët kanë arritur të ikin.

Sipas tij, godina ka qenë e dëmtuar që nga tërmeti i shtatorit dhe prandaj atë që ndodhi e quajti krim shtetëror.

“Kavaleshenca e Ministrisë së Brendshme, që një raporti i përbërë nga katër ekspertë plus një arkitekt i bashkisë së Durrësit i drejtohet ministrisë së Brendshme, Zotit Lleshaj dhe i thotë që kjo godinë ka marrë dëmtime nga tërmeti i 21 shtatorit, nuk janë prekur strukturat mbajtëse por ka rrezik eminente që rënia e tullave dhe objekteve të tjera mund të shkaktoi vdekje.

Dhe në atë godinë, kur ka ndodhur tërmeti ka pasur student, por kanë ikur, ama një person që ishte brenda godinës humbi jetën, për mua është krim shtetëror se është paralajmëruar”, tha Armand Shkullaku.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.