“Tërmeti ka shkatërruar besimin e njeriut tek qeveria”, Marku e thotë troç: Rama po kërcënon mediat online, abuzime me situatën pas tërmetit

0
120

Profesori i Komunikimit Mark Marku i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” foli për projektligjin antishpifje, që qeveria kërkon ta implementojë në parlament.

Marku u shpreh se ligji antishpifje është një projekt i qartë i Edi Ramës që të mbyllë mediat online, pasi ata kanë bërë denoncime të ndryshme kundër qeverisjes.

Ka një shqetësim te shoqatat e gazetarëve. Është shqetësim për dy gjëra kryesore. E para, tentohet që të vihen nën kontroll mediat online. I lejohet AMA-s që përmes zyrës së Ankesave të ketë mundësi të bëhet gjykatë e përmbajtjes së medias. Përmes kësaj procedure, mund të gjobiten gazetarë, të mbyllen portale, gjë është në kundërshtim me demokracinë. Nëse ndodh kjo, jemi praktikisht në censurë. Problemi i dytë është se media mund të vetë-rregullohet. Ligji aktual nuk e lejojnë AMA-n të jetë arbitrare, kurse ky ligj mund ta bëjë AMA-n arbitrare. Problem është që prsh një media prodhon një lajm, që ndoshta është problematik, por mund të heqësh lajmin, por jo ta mbyllësh median. Ky ligj shkel lirinë e fjalës. Ne si ekspertë të medias kemi qenë kundër këtij ligji, pasi nëse kalon ky ligj, do jemi vend pa standarde të fjalës së lirë. Kjo duhet të shkonte në Gjykatë Kushtetuese, por ne s’kemi Gjykatë Kushtetuese. Pra, i bie që media të jetë nën kontroll. Ka që janë kundër, ka edhe që nuk janë kundër, sepse ka edhe nga ata që pranojnë skllavërinë”, tha Marku.

Marku Marku theksoi se qeveria ka blerë mediat e mëdha, kryesisht televizionet dhe ai tashmë përpiqet që të mbyllë atë hapësirë që e kanë gazetarët dhe qytetarët, median online.

“Ky nuk është ligj vetëm për gazetarët, por është çështje e të gjithë qytetarëve. Çfarë po godet Rama me këtë ligj? Rama, sepse nuk ka më as deputetë, as parlament, as PS, sepse janë po kaq vunerabël sa ç’janë edhe të tjerë në raport me Kryeministrin. Pse bëhet ky projekt-ligj? Ky ligj bëhet sepse qeveria ka kontroll në shumë media të mëdha gjeneraliste. I ka blerë përmes formave të ndryshme. Media online është hapësira e lirë. Aty denoncohet, aty ka hapësireë debati. Ky është një projekt që të bllokojë median online përmes kërcënimeve. Ju e patë që një vajzë u arrestua në Durrës, që nuk e di a kishte të drejtë a jo, por qeveria nuk mund ta arrestojë dot”, deklaroi Marku.

Më tej, Marku Marku vlerësoi se beson në një seri të re abuzimesh pas tërmetit të 26 nëntorit. Ai shtoi se tërmeti ka shkatërruar besimin e njeriut tek qeveria.

Unë besoj se do të ketë abuzime të reja. Besoj se do ketë një prosperitet koniomik i atyre që kanë vjedhur shqiptarët. Unë pashë Ramën dhe Elvis Naçin. Elvis Naçi tha që secili të ketë pjesën e vet. Kjo sepse nuk ka besim. Unë mendoj se ata kanë vjedhur, do vazhdojnë të vjedhin, sepse vjedhja është ves. Nëse shteti do bëjë atë që premton, që unë dyshoj se do të bëjë,  mirëpo unë them se edhe tronditja psikologjike është shumë e madhe. Qeveria duhet të harrojë propagandën. Nuk po shikoj organizim të strukturuar. Tërmeti ka shkatërruar besimin e njeriut te shteti. Praktikisht është treguar se shteti nuk ekziston. Kanë krijuar edhe ministri të Rindërtimit, por problemi është se nuk shohim plan konkret. Jemi në fushatën e propagandës. Kryeministri gjithë ditën merret me gratë, përqafon qentë, se di si ka kohë Rama që të rrijë tërë ditën dhe a ka kohë të punojë. Rama bën vetëm propagandë, jo PR. Kjo sepse PR ka nevojë për rezultate konkrete. Qeveria shqiptare ka 6 vjet që shet diçka që nuk e ka. Kjo është propagandë banale. Që të kthehemi te projekt-ligji për mediat, pikërisht  këtë po bën Rama, do të asgjësojë mediat e reja. Edi Rama gënjen pafundësisht. Rama kërcen nëpër gërmadhat e tërmetit. Kryeministri nuk do asnjë zë kritik. Edi Rama kërkon që të bëj vete lajmin, vetë të vendosë për ndihmat etj. mendoj se kjo e zhyt vendin edhe më në krizë. Rama vepron në mënyrë anadollake”, tha Marku.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here