Standard.al

Rama krah të prekurëve? Shpërthen Fuga: Fake News i llahtarshëm…ndaleni këtë regji se nuk na ka hije…

0

Nga Artan Fuga

Dëmi më i madh i disa videove dhe bisedave a gjysëm bisedave në rrugë a nëpër shtëpi të cilat transmetohen pastaj në televizione ose në ndonjë portal, është se ata i paraqesin shqiptarët e zgjuar, të mënçur dhe kritikë, na paraqesin neve pra si një popull servil, hipokrit, të paditur, të pakulturuar, të nënshtruar, gjysëm debila, madje që nuk dimë as edhe të formulojmë dot as mendime logjike!

Katastrofë e mjerueshme televizive që na ve përpara surratit pasqyrën që na shtrembëron veten tonë. Sikur e meritojmë Piramidën mbi kokën tonë. Sa më të rrënuar skllevërit aq më e lartë maja e Piramidës. Me vjen keq për këtë pamje të llahtarëshme që e shoh për ditë me zë dhe figurë! Nuk është ky populli im!

Unë e di që ata luajnë teatër, bëj kuvendin sipas vendit, shkëmbejnë pesë lajka me një çadër dimrore!

Tregti e detyruar!

Fake News i llahtarshëm! ! Lutem! Na poshtëroi tërmeti aq sa nuk na ka poshtëruar as 500 vjet robëri! Nuk ka nevojë t’a shtojmë edhe më!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.