Kulluri: Mesazhi që na dhanë zgjedhjet në Britani për daljen e krizës në Shqipëri…

0
99

NGA EDVIN KULLURI

Fitorja e thelle e Konservatoreve ne Angli dha disa mesazhe te qarta: 1) klasa punetore, shtresa e mesme dhe brezi i dyte i emigranteve votuan kunder establishmentit 30 vjecar politik dhe ekonomik liberal; 2) politikanet qe u drejtohen njerezve nuk i mundin dot mediat dhe NGO liberale qe e etiketuan Johnsonin si “populist”, “fashist” e dokrra te tjera si keto; 3) njerezit duan te punojne dhe jo te ushqehen me “ideologjizma” te tipit globalist, europianist, ambientalist etj.; 4) kapitalizmi prodhues mundi libertarianet qe ushqehen me parate e njerezve ne fonde investimesh, pensionesh dhe aksionesh ne burse duke i shnderruar qytetaret ne konsumatore; 5) Anglise dhe vendeve te tjera duhet tu kthehet dinjiteti i humbur prej sovranitetit te deleguar ne Bruksel; 6) komunistet dhe liberalet duke u bashkuar humben perballe nje te djathte konservatore, duke kerkuar kthimin tek vlerat e familjes, veteqeverisjes, komunitetet dhe identitetet lokale perballe “qytetarise abstrakte globale dhe europianiste; 6) levizjet politike qe dominojne perendimin nisin ne SHBA dhe perhapen ne evrope dhe jo anasjelltas; 7) anglosaksonet refuzojne si gjithmone marksizmin; Ne vend te perfundimit: Shqiperia qe eshte kapur nga liberale-komunistet mjatas e djathtas nuk ka rruge tjeter per te dale nga kriza pervecse duke orientuar te djathten nga konservatorizmi modern ne kushtet tona. Mbeshtetja tek ekonomia prodhuese vendase dhe e huaj perkunder oligarkise tregtare , decentralizimi i pushtetit ne respekt te sovranitetit te qytetareve dhe komuniteteve, kthimi tek vlerat e familjes dhe tradites perkunder “lirise individuale” te shfrenuar, perfaqesimi i shtreses se mesme dhe klases punetore ne vendimarrjen politike perkunder emerimeve te buratineve pa atribut politik, liri e fjales dhe opinionit perkunder kontrollit mediatik te kastes oligarkike etj.. Sa me shume te sundojne “ushtaret” e establishmentit ne Shqiperi, aq me shume do marrin valixhet per ne rruget botes si qytetare pa qytetari!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here