Dashamir Shehi e thotë troç: Nuk zgjidhet halli i tërmetit me shëtitje e hoxhallarë…

0
150

Dashamir Shehi, kreu i LZHK, i ftuar në RTV Ora tha se qeveria nuk e menaxhoi si duhet këtë situatë, por po bën teatër.

“Ditët e para e kemi mbajtur pak gojën se kur bie një hall i madh duhet të jemi të gjithë bashkë. Nuk jemi marrë. Por tani dy javë nga tërmeti, ka ardhur dita të reflektojmë. Nuk mund të vazhdojë kjo shëtitje mëngjes për mëngjes. Ka ardhur dita ti kthehemi punëve seriozisht, kjo që na ra ishte një hall i madh, por nuk u menexhua mirë. Ndoshta jo për faj të kësaj qeverie, por të një shteti që prej vitesh ka humbur kontaktin me strukturat. Njerëzve duhet tu dalin për zot institucionet e shtetit.

Kjo punë nuk bëhet me politikanë dhe as me hoxhallarë bridh kot poshtë e përpjetë Shqipërisë. Bëhet me ata që ka përcaktuar ligji për emergjencat, grupin e përkohshëm. Ku do të gjejnë fondet, ku do të përgjigjen para parlamentit, para qeverisë. Çfarë përgjegjësie do të mbajnë kush është zëdhënësi i kësaj pune. Vazhdon i njëjti teatër”,- tha Shehi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here