Vasili apel të fortë mediave: Koha t’i thonë ndal këtij pushtuesi…

0
105

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, i ka drejtuar një apel mediave që të vendosin një standard dhe të bllokojnë Kryeministrin Edi Rama, duke e lënë vetëm në ERTV-në e tij.

Vasili, duke reaguar ndaj paketave anti-shpifje që qeveria ka dorëzuar në Kuvend, tha se Kryeministri ka nisur një betejë për të mbytur fjalën e lirë.

“Shqipëria po bëhet shembull i shkeljes në mënyrë flagrantë të lirisë së medias”, tha Vasili, duke shtuar se pushteti i mediave duhet të tregojë fuqinë e tij.

“Koha t’i thoni ndal këtij individi, këtij pushtuesi”, tha Vasili.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here