Standard.al

Tre ‘ndihmat’ që opozita i ka dhënë Ramës/ Shehi: Ftesa e tij për dialog, hipokrite…

0
I ftuar në studion e Report Tv, në emisionin “45 minuta”, Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi  tha se 3 kanë qenë shtyllat kryesore që është përqendruar puna e opozitës: Solidariteti, tërheqja nga aksioni opozitar dhe kontributi në rrafshin e ekspertëve.

Këto tre pika, sipas Shehut janë edhe arsyet se përse kanë refuzuar ftesën e Ramës, për të cilën thotë se është hipoktike, vetëm në kuadër të propagandës.

Pas tërmetit, mazhoranca dhe opozita “nënshkruan” një armëpushim! Megjithatë, edhe gjatë kësaj periudhe dy palët nuk u ulën në tryezë. Pavarësisht insistimit të kryeministrit Edi Rama, kryedemokrati Lulzim Basha refuzoi pandërprerë ftesën. Shehi ka bërë të ditur motivet pse kjo ftesë nuk është pranuar.

“Ajo ftesë nuk ka të bëjë më as me zgjidhjen e tërmetit, asgjë. Sepse bën pjesë tek progaganda e Ramës, ne e kemi bërë pjesën tonë si opozitë dhe Rama do të na bëjë pjesë e kësaj tabloje groteske, në nuk bëjmë pjesë e kësaj loje. Ftesë hipokrite, sepse s’kemi pse të ndajmë përgjegjësitë që i takojnë qeverisë. Qetësinë ia dhamë, solidaritetin ia dhamë. Ky ka filluar fushatën”, tha Shehi në Report Tv.

Durrësi, Vora dhe Shkodra aktualisht janë pa një kryetar Bashkie. Sako dha dorëheqjen, e ndërsa Agim Kajmaku dhe Valdrin Pjetrin për shkak të dekriminalizimit i kanë lënë këto tre qytete pa një drejtues. I pyetur se përse opozita nuk kërkon ribërjen e zgjedhjeve në këto tre vendi, Shehi tha se është një proces i ngatërruar juridik, por se nuk i trembet kësaj gare.

“Është një temë që duhet të diskutohet në ditët në vijim, se as presidenti nuk mund të dekretojë datë zgjedhjesh në një kohë të jashtëzakonshme. Kjo është një nga pengesat. E dyta pastaj, edhe nga ana juridike është pak e ngatërruar në këtë lloj situate sepse Shkodra në një farë mënyrë e kanë vendosur një, e kanë sajuar këshillin Bashkiak, në Durrës kanë vënë nënkryetarin, në Vorë është po e njëjta situatë, këtu po flasim në rrafshin juridik. Të dyja këto janë pengesa nga ana juridike. E treta pengesë është e natyrës politike. Ne kemi dalë nga të gjitha bashkitë, për të krijuar një sistem ku zgjedhjet janë të lira dhe të ndershme tani për te bashki nuk mund ta vëmë këtë tezë të madhe në debat. E fundit, koha do të na tregojë që ia vlen të merremi me këtë çështje apo jo. Një gjë duhet të kenë parasysh shqiptarët, që nëse do na duhet të bëjmë këtë lloj testi, po në funksion të zgjedhjeve të cilat janë afër kur janë marrë edhe vendime të tjera politike sigurisht nuk kemi frikë ta bëjmë dhe jemi absolutisht të sigurt që fitojmë. Jo vetëm Shkodra dhe Vora që kanë qenë me demokratë në mënyrë tradicionale, por edhe Durrësi që vitet e fundit është kontrolluar nga e majta. Të sigurt se kjo politikë ua ka sjellë në majë të hundës, por këtu hyjnë edhe zemrat e prekura nga tërmeti”, tha Shehi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.