Standard.al

Sqarim në lidhje me të pavërtetat e pathëna të gjyqit të ‘fituar’ të Reas së Ramës

0

Nga: Altin Goxhaj

SQARIM NË LIDHJE ME TË PAVËRTETAT E PATHËNA TË GJYQIT TË “FITUAR” TË REAS SË RAMËS!

REA RAMËS NUK ARRIT TË MBYLLË PORTALET OPOZITARE SI EDHE NUK ARRITI T’I NDËSHKOJË ME 100 MILION LEKË.
– Studio Ligjore Aga & Goxhaj Law Firm (me Avokati Altin Goxhaj dhe Avokati Erald Aga) kërkon të sqarojë portalet propagandistike, ciklike dhe qarkulluese të “fake news-eve” mbi të vërtetën e “fitimit” të gjyqit të Reas së Ramës.

– Rea Ramës inicioi një proces gjyqësor në të cilin kërkonte ndëshkimin e 7 portaleve opozitare apo administrator portalesh në vlerën 100 milion lekë dhe në të njëjtën kohë kërkonte mbylljen e këtyre portaleve. Procesi gjyqësor u zhvillua me shkelje të rënda procedurale ku portalet dhe administratorët e tyre nuk u njoftuan nga gjykata rregullisht sipas ligjit. Pra gjyqi më parë ishte mbyllur sesa u hap si proces gjyqësor.

– Rea Ramës kërkonte dëmshpërblim nga këto portale dhe t’i mbyllte përfundimisht vetëm sepse këto të fundit kishin SHPËRNDARË (copy-paste) lajmin e publikuar nga 2 burime të ndryshme. Pra, Rea Ramës kërkonte të ndëshkonte këto portale njësoj sikur mund të ndëshkohet gazetari mëngjesit Bashkim Hoxha pse lexon gazetat apo sikur cdo qytetar të kërkojë të mbyllen portalet propagandistike dhe ERTV pse shpërndajnë lajmet “fake neës” të CNN në lidhje me Presidentin TRUMP.

– Rea Ramës në gjykatë nuk kërkoi kurrë të zhvillonte gjyq ndaj atyre që ishin BURIMI I LAJMIT dhe për këtë qëllim as nuk i thirri në gjykim por kërkoi thjesht të mbyllte portalet përmes gjykatës dhe AKEP portalet opozitare të njerkut të saj Edi.

– Studio Ligjore Aga & Goxhaj përfaqësonte në këtë gjykim portalin Gazeta Standard i cili kishte publikuar “copy-paste” artitullin e marrë nga “Gazeta Impakt” dhe “Pamfleti” dhe për më tepër ky artikull ishte në kuadër të “pikëpyetjeve, dyshimeve dhe pritjes së përgjigjes nga Rea Ramës në lidhje me këto akuza”që i bëheshin nga BURIMI i lajmit sic ishin Gazeta Impakt dhe Pamfleti.

– Studio Ligjore Aga & Goxhaj provoi në gjykatë që provat që solli Rea Ramës në gjyq përmes përfaqësuesit ligjor të saj për portalin Standard.al ishin të manipuluara dhe për këtë është depozituar kallzim penal e ndërkohë prokuroria nuk rezulton të këtë filluar ndonjë hetim mbi këtë fakt dhe ende nuk ka një vendim konkret edhe pse provat janë të qarta që përfaqësuesi i Rea Ramës dhe noterja Reas kanë ndërhyrë në dokumenta dhe prova duke i prishur dhe manipuluar.

– Edhe pse procesi gjyqësor ishte komplet fars dhe i montuar në prova, sërish Rea Ramës nuk arriti të mbyllë portalet dhe nuk arriti t’i ndëshkojë këto portale me 10 milion lekë. Thjesht portalet u ndëshkuan me 100 mijë lekë reja gjobë duke u detyruar që të fshijnë artikujt e publikuar copy-paste.

– Studio Ligjore Aga & Goxhaj do të ankimonte këtë vendim gjyqësor edhe sikur portali Standard.al të ndëshkohej me 1 lekë për shkak se jo vetëm është marrë në kundërshtim me cdo procedurë normale gjyqësore por askush nuk mundet të ndëshkohet qoftë edhe me 1 lekë nëse shpërndan lajme nga burime të tjera apo nëse thotë dicka që ka thënë dikush tjetër. Në do të mbrojmë me forcë mos kthimin e ish-nenit 55 K.Penal “Agjitancion dhe Propagandë” apo tanimë nenit 267 Kodit Penal “Përhapjes panikut” që qeveria Shqiptare po aplikon ndaj çdo zëri opozitar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.