Revoltohen banorët e Kombinatit: “Duam një çadër të strehohemi, kemi mbetur jashtë”

0
96

Në Kombinat banorët disa familje kanë shprehur ankesa për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 Nëntorit duke thënë se pallatit ku ata banojnë i është vënë shiriti por askush nuk jep për ta një përgjigje apo aq më tepër zgjidhje përfundimtare.

Një çift bashkëshortësh u shprehën për Fax News se kanë kërkuar çadër që të kalojnë netët e ftohta, në pamundësi për të marrë një banesë tjetër me qira për shkak të çmimeve të larta.

“Nuk duam bukë as djathë, duam një çadër të strehohemi, të mblidhem me familjen se kemi mbetur jashtë. Kam takuar kryetarin, i tregova problemin”, tha zonja.

Një banorë i katit të dytë të pallatit u shpreh se kam shkuar për të kërkuar bonuse qiraje fillimisht më thanë se do ua japim, pastaj më thanë se ke ardhur me vonesë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here