Rama ‘lë nam’ në Farkë: Kam deficit në tru… Qytetari: Çfarë kryetar qeverie na ka pru zoti!

0
106

Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme vizitoi të moshuarin e paralizuar Sefer Poçi në Farkë, i cili mbeti në qiell të hapur pas tërmetit të 26 nëntorit.

 I biri u kujdes që të sqaronte shefin e qeverisë se i ati nuk e ka shumë të qartë shikimin. Por kryeministri tha se Poçi sheh më mirë sesa ata me shikimin normal, pasi nuk ka deficite në mendje dhe zemër.

Djali: Baba nuk sheh mirë

Edi Rama: Vallahi ai sheh edhe më mirë se ne që shohim, na ngatërrohet kjo që shohim. Kujtojmë se i shohim të gjitha. Baba nuk sheh pastër, por për të parë sheh më mirë se ne.

Sefer Poçi: 10% më kanë ngelur sytë, 10% më kanë ngelur stomaku, 10% dhëmbët, 10% këmbët

Edi Rama:  Mendja dhe zemra 150%. Se ne mund ti kemi 100% këto të tjerat, por kemi q tek këto të dyja.

Sefer Poçi: A e shihni çfarë kryetar qeverie na ka pru Zoti neve, pash Zotin a e sheh? (qesh)

Pas mbarimit takimit Rama ju drejtua djalit të Seferit duke i thënë: “Të ishte ky në qeveri do na kishte hedhur 20 herë. Ishte kompjuter në tru.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here