Standard.al

“Rama bën nusen në dasmë e arkivolin në mort”, Lubonja: Kryeministri ynë është narcizist, situata ka probleme të thella

0

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në studion e emisionit “Real Story” në “Neës 24” tha se kryeministri ynë është një demagog, ndërsa ka shtuar se situata në vend ka shumë probleme.

Populizmi nuk është i keq sepse do të thotë t’i drejtohesh popullit. Populistët i drejtohet popullit, kundër elitave në pushtet. Demagogu është i keq. Rama është elita në pushtet, është në krye të elitave në pushtet. Kemi të bëjmë me një pedagog, një gënjeshtar që rri akoma në pushtet. Ajo që di të bëjë më mirë Edi Rama janë premtimet e vazhdueshme dhe shfaqja e tij e vazhdueshme me premtime.

Meqenëse dita ka 24 orë, unë nuk e di se kur punon seriozisht Edi Rama. Shteti ka struktura. Rama bën të gjitha, PR e gjithçka. Nuk ka nevojë që t6ë japë ERTV gjatë gjithë kohës.  Edi Rama i shton plus edhe narcizizmin e tij, duke bërë rolin e nuses në dasmë dhe arkivolin në mort. Problemi është shumë i thellë, ka shumë probleme”, u shpreh Lubonja.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.