Standard.al

Makina merr flakë në ecje, dalin dyshimet e para…

0

Një makinë tip Ford ka marrë flakë teksa ka qenë në ecje e sipër. Ngjarja ka ndodhur në Elbasan, te kryqëzimi i Dinamos.

Sipas të dhënave të para për fat nuk ka pasur asnjë person të lënduar brenda automjetit.

Në vend ka mbërritur zjarrfikësja që ka mundësuar edhe shuarjen e flakëve.

Dyshimet e para të policisë flasin për një shkëndijë elektrike, por ndërkohë po hetohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Gjatë kohës që makina ndaloi e përfshirë nga flakët në këtë zonë është bllokuar qarkullimi i mjeteve.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.