Standard.al

Jepet alarmi SOS, nëse temperatura rritet me 2 gradë do të zhduken akullnajat

0

Nga viti 2004 deri në 2015, akullnajat në botë kanë pësuar një ulje të vëllimit me 30% në 22% të sipërfaqes. Nëse vazhdohet me këtë ritëm brenda disa dekadave Toka ka të ngjarë që të humbasë shumë nga manteli i saj i bardhë.

Në Itali pritet që në 25-30 vjet akullnaja në malin Marmolada mund të zhduket plotësisht. Nëse temperaturat rriten me 2 gradë, e njëjta gjë mund të ndodhë me të gjithë akullnajat e planetit përveç Himalajeve dhe në Pole.

Sipas një studimi në Universitetin e Triestes, Xhenovas, Aberystëith dhe Arpa Veneto edhe nëse temperatura mbetet e njëjtë me këtë që është fati i akullnajave në Marmolada është i pritur. Nëse dikur ishte një masë unike, tashmë ajo është e fragmentuar dhe e ndarë në njësi të ndryshme.

Nëse shkalla e zvogëlimit vazhdon si në dekadën e kaluar, midis 25-30 viteve akullnajat do të jenë zhdukur praktikisht.

Deri në fund të shekullit do të jetë thelbësore të përmbahet rritja globale e temperaturës brenda 1.5 gradë. Nëse temperatura do të tejkalojë me 2 gradë, akulli në të gjithë botën do të zhduket, me përjashtim Himalajeve dhe poleve. Shtuar kësaj, është humbja e borës që do të dëmtonte furnizimin me ujë.

Shkrirja e akullnajave nuk është e re për planetin tonë. Një studim i Universitetit të Dartmouth, botuar në revistën ‘Science Advances’ ka zbuluar se akullnajat që u gjetën në Amerikën e Jugut dhe Afrikën Lindore kishin filluar të shkriheshin rreth 20,000 vjet më parë, d.m.th. më shpejt sesa mendohej më parë. Hipoteza është se kjo shkrirje e hershme mund të jetë shkaktuar nga rritja e temperaturave në pole, e cila nga ana e tij do të zvogëlonte ciklin e qarkullimit atmosferik dhe oqeanik, duke ngadalësuar lëvizjen e nxehtësisë jashtë Tropikëve.

 

 

 

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.