Izraeli videomesazh prekës për Shqipërinë: Dikur ata na qëndruan pranë, tani pas 76 vitesh…

0
95

Ministria e Mbrojtjes e Izraelit, përmes një postimi në rrjete sociale, ka folur për situatën pas tërmetit tragjik në Shqipëri, ku theksohet se Izraeli ka dërguar një delegacion ndihmë për popullin e Shqipërisë, ndërsa nënvizon se kjo kishte një kuptim të madh për popullin e tyre, për shkak të asaj që shqiptarët kanë bërë në të shkuarën.

Pasi qëndruan rreth dy javë në vendin tonë, grupi i ekspertëve izraelitë që erdhën në Shqipëri pas tërmetit të 26 nëntorit, kanë përfunduar misionin e tyre në vendin tonë. Përveç mesazhit, ministria izraelite ka postuar edhe një video ku nënvizohet strehimi i hebrenjve në Shqipëri gjatë pushtimit nazist. Për të përmbyllur me sukses misionin e tyre në vendin tonë, grupi i ekspertëve izraelitë kanë kënduar këngë hebraike për fëmijët e “Shalom Center Albania” në Tiranë.

https://www.facebook.com/idfonline/videos/901533300242558/?t=0

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here