FOTO/ Edmond Spaho ‘plas’ dy denoncime të forta: Ja arsyet pse Rama nuk ndihmon dy familjet e prekura nga tërmeti

0
142

Nënkryetari i PD Edmond Spaho ka denoncuar dy raste të rënda, ku shtëpitë e qytetarëve janë dëmtuar nga tërmeti, ndërsa thotë se ndihma nga qeveria Rama nuk ka qenë askund.

 Spaho shprehet se Rama nuk po ndihmon familjen e Dalip Hasës, për shkak se ata kanë qenë simpatizantë të PD.

“Me poshtë është shtëpia e Dalip Hasa në fshatin Ballashenjë, njësia administrative Pezë. Shtëpia është dëmtuar nga tërmetet e datës 21 Shtator dhe 26 Nëntor por deri më sot askush nga pushteti vendor nuk ka shkuar të vlerësojë dëmet apo ta pyesin në se ka ndonjë nevojë pasi ai është aktivist i PD. Rasti në fjalë i është bërë i ditur kryetarit të njësisë administrative Pezë z. Besmir Kola nga drejtuesit e PD të zonës. Shpresoj që kjo thirrje të shërbejë për të që ta vizitojë këtë banor të njësisë së tij dhe ta ndihmojë si të gjithë qytetarët e tjerë pa dallim bindje politike”, shkruan Spaho.

Edmond Spaho më tej prezanton një tjetër rast, atë të banesës së familjes të Gentjan Dollajt, në Kombinat, ku shprehet se kjo familje nukl po ndihmohet, edhe pse ka invalid.

“Fotot e me poshteme jane bere sot ne familjen e Gentian Dollaj, ne njesine Administrative Nr. 6, Kombinat, rruga “Tanush Frasheri”, pallati 147 prane Shkolles Musine Kokalari.

Familja perbehet nga 7 pjestare, 3 prej te cileve jane invalide. Mjaftime Dollaj 72 vjece e semure dhe e paralizur, Fatmira Dollaj, e semure dhe invalide dhe Roland Dollaj, invalid me probleme te shendetit mendor.

Pallati ku banojne eshte shpallur i pa banueshem dhe apartamenti i tyre eshte demtuar shume nga termeti. Familja Dollaj vazhdon te jetoje aty per arsye se nuk i eshte gjetur objekt tjeter banimi.

Njesia administrative i ka premtuar bonus qeraje prej 22000 leke ne muaj te cilat ende nuk i ka marre. Gentiani thote qe shtepia me e vogel me qera ne ate zone kushton 30 mije leke ne muaj dhe per shkak te kushteve familjare ne te cilat ndodhet, ai e ka te pamundur te gjeje shtepi tjeter. Ai kerkon qe njesia administrative ta sistemoje ne nje ambient te pershtatshem.

Drejtuesit e Partise Demokratike ne Kombinat kane kontaktuar me kryetarin e njesise administrative por i vetmi premtim ka qene qe do i japin bonusin e qerase.

I bejme thirrje kryetarit te kesaj njesie z. Adriatik Merko ta vizitoje familjen ne fjale dhe ta sistemoje diku tjeter, pasi godina jo vetem eshte e pabanueshme per shkak te demtimit nga termeti por atje jane tre invalide te cilet e kane te pamundur te kujdesen per vehten”, shkruan Spaho në denoncimin e dytë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here