Standard.al

“El Clasico”, Leo Messi: Pres një Real Madrid të fortë, do të jetë ndeshje e veçantë…

0

“Pres një Real Madrid të fortë, ashtu siç ka qenë gjithnjë në kohët e fundit. Çdo sfidë Barcelona-Real Madrid është një histori më vetë, janë ndeshje të veçanta, nuk ka të bëj fare se në çfarë gjendje apo në çfarë pozite janë ekipet, të dyja janë shumë të forta”.

Messi

Leo Messi përshkruan me këto fjalë “El Clasicon” në një intervistë për të përditshmen spanjolle “Sport” ndërsa ndalet edhe tek Champions League: “Barcelona dëshiron të harroj dy eliminimet e fundit kundër Romës dhe Liverpool. Të gjithë dëshirojmë të fillojmë një aventure të re, duke mësuar nga gabimet e së shkuarës”.

6 Topa

Nuk mund të mungonte dhe një koment për “Topin e Artë”, të 6 në karrierën e tij mbresëlënëse: “Të gjithë trofetë janë të ndryshëm, secili prej tyre tregon diçka speciale”. Komenti i fundit i “pleshtit” shkon për La Liga: “Këtë sezon është ndryshe, është më konkurrues, nuk është e lehtë të lush në transfertë, janë fusha të vështira, kundër ekipeve që luajnë një futboll të ngjashëm më tëndin”, u shpreh 6 herë fituesi i “Topit të Artë”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.