Standard.al

Derbi i kryeqytetit “çmend” tifozët, shiten 7 mijë bileta për 4 orë

0

Derbi i kryeqytetit ka qenë dhe mbetet ndeshja më e rëndësishme e futbollit shqiptar. Nuk bën përjashtim as derbi i dytë sezonal, përkundrazi, interesimi është edhe më madh pasi kjo sfidë rikthehet të luhet në ish mitikun “Qemal Stafa”.

Sipas klubit të Partizanit, si organizator i këtij takimi, vetëm në 4 orët e para janë shitur 7 mijë bileta, ndërsa interesimi nga tifozët vijon të jetë i lartë. Grupimet ultras të dy tifozerive kanë premtuar se do të jenë të shumë në numër në këtë derbi, kanë nisur tashmë përgatitjet për ti dhënë edhe më shumë ngjyra derbit të kryeqytetit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.