Degradon debati/ Pedagogët e gazetarisë braktisin komisionin…E kuptoni ku po shkojmë?

0
96

Ka degraduar debati në Komisionin e Medias, ku ishin të ftuar pedagogë të gazetarisë për të diskutuar mbi paketën antishpifje që kërkon të miratojë qeveria Rama.

Profesorët e gazetarisë dhe përfaqësues të tjerë të medias, u kërkuan deputetëve të mos e miratojnë këtë ligj pasi sipas tyre cënon rëndë lirinë e medias. Por pas një debati ata u ngritën në këmbë dhe u larguan nga komisioni.

Deputeti Musa Ulqini mori fjalën dhe tha se pedagogët e gazetarisë kanë shkuar në mbledhje duke i paragjykuar.

“Kjo procedurë është absolutisht ligjore kushtetuese. Ne me vullnetin tonë kemi ftuar për të dëgjuar të gjithë grupet e interesit, ata që thonë se është nismë fashiste.

I kemi dëgjuar të gjithë me respekt pavarësisht si janë shprehur, por është hera e parë sot që të ftuarit tejkalojnë mandatin si të ftuar, duke paragjykuar deputetët që i kanë ftuar në respekt të procedurave.

Asnjë nuk ka të drejtë të paragjykoni. Si mund të na paragjykoni? Nuk përfaqësojmë opinion të pamatur publik. Jam njeri i votuar nga mijëra qytetarë. Jam njeri që kam kundërshtuar dhe mbështetur gjërat siç kam menduar, por ju nuk keni të drejtë të thoni. Respektoni disa gjëra minimale.

Përndryshe të mos kishit ardhur. Nuk ka ndodhur që trupa profesorësh që edukojnë gazetarë vijnë këtu e na paragjykojnë.”– tha Ulqini.

Agron Gjekmarkaj ndërhyn: E kupton a s’e kupton gjendjen, e kupton se ku po shkojmë? Është në rrezik liria e shtypit dhe portaleve të Shqipërisë.

Mark Marku ngrihet në këmbë: O Musta më vjen shumë keq…

Pas tij dhe Alfred Lela dhe Agron Gjekmarkaj e të gjithë me radhë.

Kryetarja e komisionit Fatjona Dhimitri: Më mirë iki dhe unë si kryetare se sa të mos respektohen personat që janë ftuar e të bëhem pjesë e lojës.

Agron Gjekmarkaj: Një sjellje prej 6 vitesh që ju përgënjeshtron zoti Musta. Fjalimin nëse e shkëpusim nga sjellja mund të kesh të drejtë, por ke 6 vjet këtu dhe ke sjellje krejt tjetër.

Fatjona Dhimitri: Musta ç’është kjo indulgjencë. Në vend që të kemi durimin që t’i dëgjojmë ata, të përthithim prej tyre.

Faleminderit zoti Gjekmarkaj, zoti Lela, profesor Marku.

Milva Ikonomi: Bënë show e ikën

Fatjona Dhimitri: Jo jo, nuk po bëjnë show ata, po bëni ju këtu

Largohen pedagogët.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here