Boçi zbulon ‘prapaskenat’ e paketës antishpifje: Rama synon të krijojë policinë mediatike, që t’i mbyllë gojën medias

0
98

Ish deputeti i PD-së Luçiano Boçi në një intervistë për Ora News ish anëtari i Komisionit të Medias zbulon se çfarë fshihet pas paketës antishpifje, Boçi thotë se Rama synon të krijojë policinë mediatike.

“Rama synon të krijojë atë që i ka munguar policinë mediatike përmes këshillit të ankesave. Në ligj këshilli i ankesave bëhet nga 3 anëtarë në 5 anëtarë. Duke qenë se tani është zgjedhja e anëtarëve të bordit nuk është e vështirë të vendosë komisarë politikë brenda këtij bordi dhe më pas të diktojë këshillin e ankesave të cilin ai e ka në raportin 2 me 1 dhe më pas shumica bëhet 3 me dy dhe të gjithavendimet janë të orientuara politike.”

 Jo vetëm kaq Boçi thotë se Rama synon të censurojë mediat online të cilat I ka shpallur  armike dhe të kontrollojë në mënyrë absolute fjalën e lirë.

 

“Ka dhe lëvizje të tjera që kërkojnë të kontrollojnë në mënyrë absolute. Synojnë të vendosin në krye të AMA dhe AKEP njerëz që janë shumë afër interesave politike të kryeministrit. Në krye të AKEP një ndër këshilltarët të tij dhe në krye të AMA një person shumë I afërt për interesat politike me kryeministrin. Qëllimi i tij është për të cenuruar mediat online armike të tij. Kjo do të çonte në një kontroll absolut të opinioneve dhe një mënyrë kryerje propaganda të atyre viteve që sjellin pamjen e regjimeve dhe në retorikën e opinionistëve nuk mungojnë etiketimet ligj fashist. Ky ligj ka pikëpamjet e një regjimi që kërkon të kontrollojë mendjen e njerëzve përmes kontrollit të opioneve dhe goditjes që i jep lirisë së shprehjes dhe lirisë së mendimit.”

Paketa antishpifje aktualisht po shqyrtohet në komisionin e medias dhe organizata ndërkombëtare, gazetarë por dhe grupe të shoqërisë civile e kundërshtojnë këtë pr/ligj.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here