Standard.al

Ballkani dhe Mesdheu rrezikojnë nga tërmetet? Flet Sizmologu i njohur grek: Sa më shumë energji çlirohet…

0

Sizmologu grek, Eftimis Lekkas foli për mundësitë që në Shqipëri të ketë sërish lëkundje të forta tërmeti.

Ai deklaroi se momentalisht gjërat po ecin në drejtimin e duhur sepse po çlirohet energjia e grumbulluar përmes tërmeteve të shpeshtë që po bien. Megjithatë, Lekkas theksoi se kjo nuk do të thotë që nuk mund të ketë lëkundje të tjera të fuqishme.

“Ka shumë pas tërmete dhe kjo është pozitive, sepse ç’tensionon aktivitetin sizmik. Mirëpo, në asnjë rast nuk mund të themi se nuk do të bëhet një tërmet i fuqishëm, kjo shkon përtej fuqive dhe njohurive tona. Megjithatë, fakti se kemi vazhdimisht pas tërmete, është në drejtimin e duhur.

Tërmeti nuk është gjë tjetër veçse energji. Sa më shumë energji çlirohet, aq më pak mbetet. Kështu, zvogëlohet edhe mundësia që të bëhet një tërmet i madh. Sa më shumë kalon koha dhe vazhdojnë pas tërmetet, pakësohet edhe mundësia që të ndodhë një tërmet i fuqishëm”, tha sizmiologu grek për “Klan”.

Ai shtoi se nuk mund të bëhen as parashikime për zonat se ku mund të bjerë tërmeti i radhës. “Këtë nuk mund ta themi. Sa herë që themi diçka, ndodh e kundërta. Nuk kemi ende njohuritë që të themi “ra tërmet në Durrës, tani do të bjerë në Sarandë apo diku gjetkë”. Kjo është mbi fuqitë tona. Natyra funksionon pa u kufizuar prej njeriut. Natyra na urdhëron, nuk e urdhërojmë”, tha sizmiologu Eftimis Lekkas.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.