Akuzat për përdhunim nga 30 gra/ Ja marrëveshja që bëri producenti i njohur me akuzueset

0
103

Mongoli i filmave, Harvey Weinstein ka arritur një marrëveshje 25 milionë dollarëshe me dhjetëra gra që e kanë akuzuar për sjellje të pahijshme seksuale.

Gati 30 aktore dhe ish-punonjëse të tij do ndajnë shumën e marrëveshjes me njëra-tjetrën. Marrëveshja duhet të nënshkruhet ende nga të gjitha palët.

Avokatët e producentit të famshëm ende nuk kanë komentuar.

Weinstein përballet me një gjykim të veçantë penal muajin tjetër i akuzuar për përdhunim dhe sulm seksual, të cilat ai mohon.

Producenti i Hollywood mund të përballet me burgim me jetë nëse dënohet. Kjo marrëveshje nuk është përfundimtare.

New York Times publikoi detajet dhe shkruan se marrëveshja kishte marrë miratimin paraprak nga shumica e palëve të përfshira. Kjo është një marrëveshje globale që do mbyllë të gjitha paditë civile të hapura kundër Weinstein.

Ky i fundit nuk do të paguajë personalisht, shuma do të vijë nga firmat e sigurimeve që përfaqësojnë kompaninë Weinstein. Gjithashtu producenti nuk do pranojë asnjë akuzë. Ndërsa kërkohet miratimi i gjykatës për vënien në fuqi të marrëveshjes.

Thomas Giuffra, i tha agjencisë së lajmeve se ishte një “dispozitë ndëshkuese e krijuar për të detyruar viktimat të vendosin”.

Një avokat tjetër, Douglas Wigdor, i tha agjencisë së lajmeve AFP: “Ne planifikojmë të kundërshtojmë me forcë çdo dispozitë që përpiqet të lidhë viktimat që duan të procedojnë me mbajtjen e përgjegjshme të Harvey Weinstein për veprimet e tij.”

Grupi i fushatës kundër ngacmimit anti-seksual Time’s Up në Twitter ka thënë: “Nëse kjo është më e mira që të mbijetuarit mund të merrnin, sistemi është i prishur”.

Gjykimi penal i Weinstein është vendosur të fillojë më 6 janar në Manhattan. Ai është akuzuar për përdhunimin e një gruaje në një dhomë hoteli në rrethin e Nju Jorkut në 2013 dhe për kryerjen e një akti seksual me forcë ndaj një gruaje tjetër në 2006.

Ai i mohon akuzat. Ai gjithashtu u deklarua i pafajshëm në gusht për dy akuza shtesë të sulmit seksual grabitqar për një përdhunim të supozuar në 1993, megjithëse këto nuk mund të ndiqen penalisht për shkak të afateve kohore.

67-vjeçari ka mohuar pretendimet për sjellje seksuale nga më shumë se 70 gra.

Akuzat erdhën pasi New York Times publikoi një histori në tetor 2017 ku detajoi dekada të akuzave. Aktoret Rose McGowan dhe Ashley Judd ishin ndër gratë që dolën përpara.

standard.al

https://www.cbsnews.com/news/harvey-weinstein-settlement-harvey-weinstein-reaches-tentative-25-million-deal-with-accusers-2019-12-11/

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here