16 ditë pas tërmetit ende nuk dihet sa ballë ishte tërmeti/ Sizmologu Duni thotë se aparatura nuk regjistroi se…

0
134

Edhe pse kaluan 16 ditë pas tërmetit që mori 51 jetë, dëmtoi rëndë mbi 2 mijë banesa e rreth 260 pallate referuar vlerësimëve paraprake. Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit nuk ka përcaktuar ende zyrtarisht se sa ballë ishin lëkundjet sizmike të 26 nëntorit.

“Ballët janë duke u punuar, kolegët po merren me vlerësinim e saktë. Për të vlerësuar një efetin në ballë të tërmetit duhet të dimë efektin në sipërfaqe. Balli vlerësohet në bazë të fekteve që le tërmeti në sipërfaqen e tokës. Gjithë informcioni që është mbledhur nga inxhinierët do të përpunohet dhe do të dalë një vlerësim i saktë”, tha sizmiologu Llambro Duni.

“Do të ketë një vlerësim të shkallës së ballit e cila do të shërbejë si analizë zyrtare për të gjykuar më saktë”

“Kemi vetëm 15 sec e para të regjistrimit më pas ka pasur një ndërprerje të energjisë”, u shpreh Duni.

“Kemi regjistrime të termeteve gjithandej, por do ishte mirë që ta kishim të gjithë regjistrimin”, tha ai./ABCnews

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here