Skandaloze/ Kryeministri ‘bullizon’ qytetarin në Laç: ‘Bjere çik atë të ziun, ku është ai i ziu’?!

0
125

Kryeministri Edi Rama ishte sot në qytetin e Laçit, ku vijoi shfaqjet e tij mes të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit.

Siç shihet edhe në videon e publikuar nga vetë kryeministri në Facebook, ai i drejtohet një anëtari të komunitetit rom me fjalën “i ziu”.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/787086998472277/?t=7

“Bjere çik atë të ziun, ku iku?”, i drejtohet Rama truprojave të tij, teksa fjalën e kishte pr një qytetar, i cili i kërkoi një hotel për nënën e tij.

Por kryeministri nuk u mjaftua me kaq… Edhe më pas ai iu drejtua sërish me të njëjtën gjuhë: “Ku është ai i ziu?…

Pjesë nga biseda

Qytetari: Jam 56 vjeç dhe kam gjithë jetën me qera.

Rama: Qenkemi moshtar. Ti je si shpirt (e puth në ballë). Ç’ke prapë do ta rregullojmë shtëpinë dhe me qera do jesh ti.

Qytetari: Po s’na i japing ne shtëpitë me qera.

Rama: Çfarë thua ti? Pronari që do i rregullojmë shtëpinë, do ta ketë kush që do të ta japë prapë ty me qera.

Qytetari: Vëre dorën në zemër edhe për romët

Rama: Sa i dua unë romët s’i do njeri. Ju keni zemër të madhe, muzikë, harem, bëni kalamaj. S’ankoheni fare ju. Bëni jetë.

Qytetari: Unë kam plakën 82 vjeçe në çadër. Dua një dhomë hoteli për plakën (qytetari largohet, Rama e thërret ti japë çelsat”.

Rama: Bjere çik atë të ziun, ku iku ai? Ku është ai i ziu mër, nga më iku?

Qytetari: Faleminderit shumë

Rama: Merri çelësat, çojë plakën në hotel!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here