Manjani: PS protestonte me maska të zeza, kundër ndalimit të fjalës së lirë… ndërsa tani ja çfarë bëjnë

0
130

Nga Ylli Manjani

 

Grupi parlamentar i PS në prill 2010 protestonte tek hyrja e Parlamentit me maska të zeza, kundër ndalimit të fjalës së lirë.

Gjetje e bukur regjizoriale e Edi Ramës për atë kohë. Zihehin me Saliun për disa minuta më shumë në foltoren e parlamentit…

Sot, ky grup me të njëjtin regjizor është rrjeshtuar në mënyrën më brutale ndaj fjalës e mendimit të lirë. Dhe jo thjesht ndaj opozitës, por ndaj popullit që po të guxojë të mendojë e ta shprehë atë që e mendon e rrasin brenda.

Nuk ka formalisht dënim për agjitacion e propagandë, por ka përshtatje të termave “shpifje”, “fake news”, “panik”, “kallëzim të rremë”.

Dhe jo ta thuash në tv mendimin që ke, por as një faqen personale në facebook nuk e lejojnë më!

Ja ku janë “dashnorët e fjalës së lirë”!

Paskan pasë hallin e fjalëve të veta. Ato farë fjalësh që dhjesin nga gojët e qelbura me ushqim nga tepsia e pushtetit të pa merituar!!!
???

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here