Luigi Di Maio në Tiranë për tërmetin: Italia, avokate për të ndihmuar Shqipërinë! BE do të bëjë më shumë…

0
113

Në një konferencë të përbashkët për shtyp nga Tirana me Kryeministrin Rama, ministri i Jashtëm i Italisë Luigi Di Maio shprehu mbështetjen e vendit të tij për Shqipërinë në përballimin e dëmeve që la pas tërmeti i 26 Nëntorit.

‘Përsa i përket angazhimit dypalësh, marrëdhëniet tona janë të shkëlqyera. Ne kemi edhe të dhëna që bëjnë të mundur të çojmë më tej marrëdhëniet tona. Do të jemi të lumtur që të fuqizojmë më tej luftën tonë të përbashkët kundër korrupsionit’, u shpreh Di Maio, duke shtuar se Italia do të asistojë edhe me teknikë për të bërë të mundur verifikimin e dëmeve që shkaktoi tërmeti. 

‘Ka qenë një bisedë mjaft e frytshme me Kryeministrin sepse pata rastin të theksoj afërsinë e Italisë ndaj Shqipërisë, jo vetëm për anëtarësim, por edhe përsa i përket çështjes së goditjes së pësuar nga tërmeti. BE duhet të bëjë dhe do të bëjë më shumë. Ato burime që u vunë në dispozicion përbëjnë vetëm fazën e parë të ndihmave. Do të vëmë në dispozicion teknikët që të mund të hartojmë një dëm paraprak të shkaktuar nga tërmeti. Është një rast dramatik dhe shpreh ngushëllimet e mia, por përbën edhe një rast për të shprehur afërsinë e institucioneve evropiane për Shqipërinë’, tha ministri i Jashtëm i Italisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here