Standard.al

Champions/ Mrekullia quhet Atalanta! Mposhtet Shakhtari dhe kalon në 1/8-at pas Sitit që e mbyll i pari!

0

Dy ndeshjet e para të ditës, të vlefshme për grupin C, kanë dhënë një verdikt që do t’u pëlqejë romantikëve të futbollit. Atalanta e Bergamos ka fituar në Ukrainë ndaj Shakhtarit të Donjeckut dhe ka kaluar për në fazën e 1/8-ave të Champions Leagues në pjesëmarrjen e saj ë parë në këtë kompeticion.

Të besuarit e Gasperinit kanë fituar 3-0 në fushën e Shakhtarit me tre gola të shënuar në pjesën e dytë nga Kastanje, Palisiç dhe Gosens duke u ngjitur në vendin e dytë falë dhe fitores së Sitit, që në Zagreb ka mposhtur Dinamon me shifrat 4-1. Siti e mbyll grupin në vendin e parë me 14 pikë, Atalanta e dyta me 7, Shaktari shkon në Ligën e Europës pasi grumbulloi 6 pikë, ndërsa mbetet jashtë Europës Dinamo me 5 pikë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.