Standard.al

“Unë jam në krye të një shteti”/ Meta debat të ashpër me Rakipin: Presidenca nuk është bashki që merret me kaçavida!!

0

Presidenti Ilir Meta dhe analistët Ylli Rakipi dhe Andi Bejtja, ngritën tonet për disa momente. Rakipi tha se presidenti ishte në krye të një regjimi.

‘Unë jam në krye të një shteti, në mbrojtje të Kushtetutës,’ tha Meta.

‘Nuk pyet ai për Kushtetutë’, iu përgjigjën analistët.

‘Presidenti është në krye të detyrës. Presidenti nuk po u ikën përgjegjësive të tij,’ deklaroi Meta.

‘Demokraci daneze, zgjedhje daneze mos prit në një vend që ka qenë Koreja e Europës. Duhet të luftosh çdo ditë. Mos e lësho parlamentin, mos i lësho pozicionet.

Kam shumë besim që populli shqiptar do jetë në krah të presidentit,’ tha Meta.

‘Presidenca nuk është Bashkia e Kavajës dhe as Bashkia e Devollit që merret me kaçavida,’ tha Meta./Syri Tv

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.