Qytetarët besojnë më shumë Elvis Naçin se qeverinë, edhe me tespie Rama mezi mblodhi 10% e imamit

0
124

Gazetari dhe analisti i njohur, Andi Bushati, është shprehur se besueshmëria e shqiptarëve ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, është në nivel mjaft të ulët.

I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open”, Bushati tha se kjo gjë konstatohet nga fakti, se shqiptarët më shumë i besojnë një imami si Elvis Naçi se sa kryeministrit dhe qeverisë.

Sipas Bushatit, kjo gjë vërtetohet nga fakti se imami dhe bamirësi Naçi ka mundur të mbledhë 10-fishin e parave që ka mbledhur qeveria për tërmetin e 26 nëntorit.

”E kuptoni çfarë skandali, Elvis Naçi, një imam, prift apo dervish quajeni, mbledh dhjetëfishin e Edi Ramës, e kuptoni nivelin e besueshmërisë së qeverisë?! Edhe kur del me tespie, prapë 10% të Elvis Naçit mbledh Edi Rama”, tha Bushati në emision.

Kujtojmë se paratë e mbledhura nga organizatat joqeveritare, do të përdoren nga vetë ato, dhe nuk do i besohen qeverisë për ti administruar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here